Yll i Barcelonës, ose  “veshëkafshuesi” i del emri te Interi i Majamit?

Sezonin e ardhshëm në SHBA në qendër të vëmendjes do të jetë një franshizë e re futbollistike, konkretisht Interi i Majamit, një klub i formuar kohët e fundit me pronar legjendën e futbollit anglez, Dejvid Bekam.

Në fakt, ka kohë që po spekulohet me emrat e mëdhenj që do të mund të luajnë me këtë klub të sapoformuar. Pati lajme se te ky ekip do të vijë Daniele De Rosi që u largua kohët e fundit nga Roma, por tani thuhet se ai nuk do të vijë dhe se në një të ardhme të afërt me Interin amerikan do të bashkohet Luis Suarezi i Barcelonës.

Në fakt, ky futbollist uruguaian është 32 vjeç dhe ka në plan që të luajë edhe një vit me klubin katalonjas, por më vonë ai do të jetë i lirë dhe ka mundësi që Bekami t’ia mbushë mendjen Suarezit që të vijë në Majami.

Sfidanti.al