Vendimi në Francë, pezullohet Kupa e Ligës

Kupa e Ligës në Francë nuk do të zhvillohet sezonin e ardhshëm . Ky është vendimi I marrë në Asamblenë e Përgjithshme të Klubeve me motivin se nuk kishte shikueshmëto. E krijuar në vitin 1994 dhe që luhet përkrah Kupës së Francës  që organizohet nga Federata, ky kompeticion e humbi popullaritetin e tij, dhe u arrit deri aty san ë muajin dhjetor nuk gjeti asnjë televiziin që të blinte të drejtat për transmetimin e tij në 4 sezonet pasardhëse.

Në këtë pikë Asambleja e Ligës profesioniste vendosi pezullimin e Kupës së Ligës, por rezervoi të drejtën për ta rinisur atë në të ardhmen. ‘Ky vendim lehtëson kalendarin dhe u jep më shumë mundësi lojtarëve të rikuperohen-theksohet në një komunikatë të LFP.

Me këtë vendim në Francë lirohet një vend për në Europa League që I shkonte fituesit të kësaj kupe dhe tani ai do të përcaktohet nga renditja në Ligue 1

Sfidanti.al