Valencia si “sozia” e Çelsit, Barcelona vuajti për një gol!

Për fat Lionel Mesi është gjithnjë aty. Po ashtu edhe Luis Suarez. Dyshja e sulmit ndihmoi Barcelonën të kalonte minimalisht Valencian në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, ndërsa katalanasit kuptuan se çfarë do të thotë të luash ndaj ekipeve që janë “beton” në mbrojtje. Pak punë bëri fakti që zotërimi i topit ishte 79 për qind me 21 në favor të vendasve në “Kamp Nou”, pasi u shënua një gol “tek” në minutën e 67-të, me autor Suarezin, dhe asist të Mesit.

Valencia ishte një rikujtim sesi do të jenë duelet ndaj Çelsit në Champions pak ditë më vonë, me të parin në “Stemford Brixh” dhe të dytin në Katalonjë. Trajneri Ernesto Valverde  theksoi se nuk është e lehtë të luhet dy herë në javë (Barça ishte në fushë në dielën në mbrëmje), por i tillë do të jetë kalendari që tani e tutje. Valverde u detyrua të bënte rotacion dhe kjo u ndje, ndërsa ndryshimet do të jenë “ligj” dhe për këtë arsye u bënë shpenzime të mëdha në vetë për Paulinjon e Dembelenë dhe në janar për Kutinjon, që e nisi ndeshjen nga stoli.

Sfidanti.al