Te Reali i Madridit shpërthen cështja Serhio Ramos

Te Reali i Madridit shpërthen cështja Serhio Ramos. Kapiteni i Los Blancos po mendon të lërë skuadrën madrilene, dicka që u bë e ditur nga programi ‘El Chiringuito’. Mësohet se shkaku që Ramos po e mendon largimin nga Reali i Madridit nuk është aspekti financiar duke qenë se andaluziani përfiton 12.5 milionë Euro në sezon, por disa gjeste të drejtuesve të klubit që e kanë bezdisur futbollistin.

Diskutimet e tij me presidentin Florentino Perez pas eliminimit nga Ajaksi në Ligën e Kampioneve duket se kanë ndikuar më shumë në këtë krisje të raporteve me kapitenin e Realit të Madridit
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Marca’, përpara disa javësh pati një takim mes Serhio Ramos dhe Perez ku futbollisti i shprehu presidentit dyshimet për të ardhmen e tij te Reali i Madridit. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, në javët e ardhshme do të ketë të tjera bisedime mes dy palëve.

Serhio Ramos ka me Realin e Madridit një kontratë deri në vitin 2021 dhe Zidane e dëshiron ta ketë në dispozicionin e tij pasi e sheh si liderin e skuadrës. Nëse ai do të largohet për trajnerin francez problemet do të jenë të mëdha, por ky aspekt ka edhe anën pozitive të tij pasi Reali do të përfitonte jo pak nga kartoni i futbollistit

Ofertat në drejtim të Ramos nuk mungojnë ofertat. mancester Junajtid, PSG, Liverpuli, Juventusi dhe skuadra nga Kina kanë shfaqur interesin e tyre në drejtim të andaluzianit që ka me Realin e Madridit një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 800 milionë Euro. Nuk është hera e parë që Ramos ka menduar largimin nga Reali i Madridit. në 2015 ai ishte shumë pranë transferimit te Mancester Junajtid, por më pas qëndroi te Reali i Madridit duke rinovuar kontratën të shoqëruar edhe me një rritje page.

sfidanti.al