Pulishiç: Do vërtetoj se edhe amerikanët dinë të luajnë futboll

Pjesëtari i përfaqësueses së SHBA-së, Kristian Pulishiç, u promovua si lojtar i ri i Çelsit. Ky lojtar ofensiv deklaroi me këtë rast se Premier Liga është sfidë për çdo futbollist dhe se ai ka shansin të tregojë se edhe amerikanët dinë të luajnë futboll.

“Ardhja që të luaj në Angli është realizimi i ëndrrës sime që i vogël. Dua të tregoj e të vërtetoj se edhe amerikanët dinë të luajnë futboll dhe mund të arrijnë suksese. Çelsi është një klub me mentalitet kampioni dhe unë do të bëj të gjitha përpjekjet që të përshtatem me sistemin e tij”, deklaroi Pulishiçi 20-vjeçar që, në fakt, është me origjinë kroate dhe në “Stenford Brixh” ai erdhi nga Borusia e Dortmundit, pasi për të u paguan 58 milionë euro.

Ardhja e tij lidhet me largimin eventual të Azarit qëështë objektiv nr.1 i Realit të Madridit.

Sfidanti.al