Pjesëtari i përfaqësueses francez, Rafael Varan, i zgjidhi dilemat rreth së ardhmes së tij në “Santiago Bernabeu”. Megjithëse për tëështë spekuluar se ai do të bashkohej me Juventusin ose Mançester Junajtidin, Varani mbas bisedës me trajnerin e tij, Zidane, vendosi që të qëndrojë te Reali edhe një sezon tjetër që do të jetë sezoni i tij i nëntë në Madrid.
“Unë do të qëndroj te Reali edhe sezonin tjetër, jam i bindur se ne do t’i gjallërojmë emocionet fituese dhe do të fitojmë trofe të reja. Në futboll ka cikle dhe unë e di se nuk kam luajtur në nivelin e lartë sezonin e kaluar, por ne shpresojmë se me Zinedin Zidanen ne do të nisim ciklin triumfues”, deklaroi Varani që ka ardhur në “Bernabe”, kur ishte 18 vjeç.
Sfidanti.al