Edhe pse “i papunë”, në llogarinë bankare të Kontes u derdhën 10 milionë euro!

Antonio Konte e mundi Çelsin në një betëjë gjyqësore, kështu që tani ky klub londinez do të duhet që t’i paguajë këtij trajneri italian plot 10 milionë euro.

Konte fitoi Premier Ligën dhe FA Kupënme klubin e “Stemford Brixhit, por mbas shkarkimitmbeti “pa punë”, kështu që ai iu përkushtua me të gjitha forcat betejës ligjore, nga e cila doli i fituar.

“Tajmsi” shkruan se gjyqi mori një vendim në favor të Kontes, por, nëse Çelsi refuzon që ta pranojë vendimin, atëherë gjyqi mund të vazhdojë në një nivel tjetër gjyqësor.

Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, deri tani ka paguar më shumë se 80 milionë euro në formë zhdëmtimesh financiare për shkarkimin e trajnerëve, qëkur ai e bleu këtë klub londinez më 2003.

Sfidanti.al2