Suarez me topin në çmendurinë e fundit, gol.. nga porta në portë!

Kemi parë të realizojë gola nga pozicione të ndryshme, por këtë herë Luis Suarez është bërë protagonist i një goli fantastik të shënuar nga porta në portë kur ai ishte portier.
Luis Suarez ndodhet në grumbullim me kombëtaren e tij të Uruguajit në kuadër të ndeshjes së kësaj të mërkure ndaj Kilit dhe gjithçka ka ndodhur në stërvitjen para takimit.

Trajneri Oscar Tabarez e kishte vendosur në portë yllin e Barcelonës, duke parë edhe dëshirën e tij për të mbrojtur, por edhe nga ky pozicion ai ka ditur të shënojë, madje një gol spektakolar