Shmanget tragjedia në çast: sulmuesi i shpëton jetën portierit

Fransis Kone është një futbollist me një karrierë, më të vërtetë, modeste, megjithëse ajo është shoqëruar me disa aventura të vogla në Hungari dhe Portugali. Por sulmuesi aktual i ekipit çek, Sllovaçko, do të mbahet mend nga i gjithë opinioni sportiv, për shkak të gjestit të tij të pazakontë kurajoz dhe human që ai bëri në ndeshjen mes ekipeve Bohemians dhe Sllovaçko të ligës së parë të kampionatit të Cekisë që përfundoi 0-0. Por, megjithatë, kjo ndeshje mori një publicitet planetar, për shkak të reagimit të menjëhershëm jetik të sulmuesit të ekipit vizitor. Gjatë një përplasjeje fatkeqe pranë vijës së 16-shes, Kone e shtyu portierin kundërshtar që, pasi ra në tokë, humbi ndjenjat dhe kapërdiu gjuhën.

Por, menjëherë, erdhe reagimi gjakftohtë dhe i zgjuar të sulmuesit të lartpërmendur që ia nxori gjuhën portierit, duke i shpëtuar, kështu, atij jetën. Ky veprim i këtij futbollisti nga Bregu i Fildishtë ngjalli një reagim entuziazt nga ana e tifozëve dhe mirënjohjen e tij të madhe i shprehu shpëtimtarit edhe portieri i ekipit Boheminas, Martin Berkovec. “Dua që ta falënderoj Fransis Konen për reagimin e tij të mënjëhershëm që më shpëtoi jetën. Më vjen shumë mirë që gjithçka përfundoi kështu, edhe njëherë e falënderoj shumë”, shkroi ai në fejsbukun e tij.

sfidanti.al