Spaleti në kërkim të Championsit, me “thesin në shpinë” tek Interi!

Vendi i tretë, madje as Championsi, nuk janë të siguruar, por të paktën ekziston mundësia për të marrë frymë më lirisht për disa ditë. Luçiano Spaleti nuk ka kohë të mendojë për të ardhmen e tij, të kërcënuar nga “hija e sendërtuar” e Antonio Kontes, por duhet të dërgoja “varkën” në “port”, pra ta kualifikojë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Fitorja 2-0 ndaj Kievos ishte në drejtimin e duhur, ndërsa në radhë vjen supersfida në Napoli, me Spaletin që ndoshta duket nervoz nga thashethemet për stolin.

“Unë nuk jam aspak nervoz, – kundërshtoi ai, – ka 3 muaj që fliten këto gjëra. Nuk është normale të më bëni gjithnjë të njëjtën pyetje, mendoj se pyetja bëhet një herë dhe jepet një përgjigje. Pastaj, në gazeta ka ofendime të ndryshme”. Gjithsesi, duket se “fillesa” e lajmeve për Konten është vetë Interi, dhe Spaleti e ka një përgjigje. “Marota bën mirë që shkon të kërkojë më të mirën për Interin, por shihet qartë se ka një pabarazi në respekt, lidhur me situata të caktuara”. Gjithsesi, Spaleti është profesionist dhe do të përpiqet të arrijë Championsin, së pari për vete dhe pastaj për Interin. Me 66 pikë ndaj 65 të Atalantës e 62 të Romës e Milanit, ende nuk ka siguri.

Sfidanti.al