Seria A ka shef të ri ,  një bankier nga Siçilia në majë të futbollit

Qëkur, ish-presidenti i Serisë A Mauricio Bereta u largua nga ky funksion, para një viti (mars 2017), ky post i rëndësishëm ka qenë vakant, më saktë, ka pasur një ushtrues të përkohshëm të kësaj detyre.

Në fakt, një kohë të gjatë ka pasur tensione dhe mosmarrëveshje se kush do ta merrte këtë detyrë delikate dhe të vështirë në Itali, deri sa, ditët e fundit, u mor vendimi final përkatës. Në fund, u vendos që në postin e shefit të Serisë A të caktohet Gaetano Miçike, një bankier shumëvjeçar nga Palermo që është njeriu nr.1 i njerës prej bankave më të mëdha italiane, më saktë, grupimit bankar IMI.

Sfifanti.al