Sasuolo-Inter; episod jashtë programit më Mapei; pushtim I fushës me…parashutë

Inter fiton 11 metërsh, pak sekonda pritje për konfirmimin nga VAR dhe ndërsa Lukaku përgatitet për të ekzekutuar gjuajtjen nga pika e bardhë, nga qielli lëshohet një person për të hyrë në fushën e lojës në Mapei Stadium gjatë ndeshjes mes Sasuolos dhe Interit e fituar 4-3 nga zikaltrit.

Një pushtim origjinal I fushës, ky duke qenë se në terrenin e lojës ‘pushtuesi’ zbriti me parashutë. Ky episod ishte I vecantë, por që nga publiku në shtëpi nuk u vu re pasi sic ndodh në raste të tilla telekamerat nuk e inkuadruan atë cfarë po ndodhte në fushën e lojës.

Sfidanti.al