Sasuolo, Benevento, Specia, kur të voglat bëjnë ligjin në Serinë A!

Nuk e ka shumë të shpeshtë ky kampionat, dhe në përgjithësi është shumë e vështirë që “liliputët” të bëjnë rolin e gjigandëve në futboll. Në Itali, këtë sezon ka disa të vegjël që po përpiqen të bëhen të mëdhenj dhe mbi të gjithë është Sasuolo. Skuadra modeste realizoi një përmbysje të madhe në fushën e Bolonjës, duke fituar 4-3.

Sasuolo është në vend të dytë të renditjes me 10 pikë, vetëm 2 pikë më pak sesa Milani, duke qenë përmbi Atalantën, Juventusin dhe Napolin. Vetë Atalanta nuk mund të quhet ndonjë skuadër e madhe, pasi i përket një qyteti shumë më të vogël sesa Milano, Napoli, Gjenova apo Torino, siç është Bergamo, ndërsa ka shumë më pak përvojë se të tjerët. Benevento është një tjetër “liliput” që po shkëlqen, ndërsa Specia po ashtu po zhvillon një sezon shumë të mirë deri tani me 4 pikë në 4 ndeshje, pas barazimit 2-2 me Fiorentinën. Krotone e mori një pikë ndaj Juventusit, duke lënë në fund Torinon dhe Udinezen.

Sfidanti.al