Sarri: Kontrata? Nuk jam nga ata që paguajnë klauzolën

Për Mauricio Sarrin, kontrata e re me Napolin nuk është çështje “qendroj apo largohem”. Trajneri nuk lë asnjë dyshim kur jep sqarimin e tij, duke deklaruar se “fjala është nëse qendroj me më shumë apo me më pak dëshirë”. “Unë kam kontratë deri në 2020, – theksoi Sarri, – dhe nuk jam nga ata që paguajnë klauzolën e tyre për t’u larguar. Rroga që fitoj është shumë e mirë në krahasim me atë që kisha disa vjet më parë, ndonëse është më e vogël se ajo e ndonjë trajneri tjetër”.

Dëshira e madhe e tij është që Napoli të ketë një skuadër të fortë që të mund të luftojë për trofe. “Kjo është gjëja kryesore, dhe nëse do të mund të luftonim për tituj, do të qendroja me më shumë kënaqësi, – u shpreh ai, – por, kam fatin që presidenti (De Laurentis) është mirëkuptues dhe nuk më bezdis”.

Napoli është thuajse e sigurt se do të dalë në vend të dytë, pasi luftoi edhe një herë fort për t’u shpallur kampion. Diferenca me Juventusin mbetet, ndërsa besohet se Sarri do të ketë oferta nga klube të rëndësishëm të Europës.

Sfidanti.al