Konte me dhimbje koke, maji mund të ketë deri 9 ndeshje për Interin!

Për të thuhet se ka qenë i zoti t’ia përçojë ekipit idetë e tij, por ç’e do, ndoshta do të përfundojë me duar bosh. Antonio Konte është një njeri i shqetësuar pas shtyrjes së duelit Juve-Inter, pasi ndeshjet do të mblidhen për zikaltërit në muajin maj. Kështu siç po duken punët, muaji i fundit i sezonit do të jetë tepër i ngarkuar dhe llogaritet të ketë deri në 9 ndeshje. Këtu llogariten ndeshjet e Serisë A, ndeshjet e Ligës së Europës nëse do të kalohet Getafe e do të ecet edhe më shumë përpara, si dhe finalja e mundshme e Kupës së Italisë, gjithnjë nëse arrihet kualifikimi këtë të enjte në fushën e Napolit. Përveç këtyre është edhe ndeshja e shtyrë ndaj Sampdorias, që mund ta shtojë ngarkesën edhe më shumë.

Sfidanti.al