Juventusi do të jetë marka më e shquar italiane në Instagram!

Deri tani ka qenë firma e shquar e veshjeve të modës dhe të produkteve të lëkurës, “Guçi”, por shpejt ajo do të kapërcehet nga “Zonja e Vjetër”. Lajmet nga Italia janë që Juventusi do të bëhe marka më e shquar italiane në botë, në Instagram, dhe kjo duhet të ndodhë pas 2 muajve. Kampionët e Serisë A kanë hyrë ndër 100 markat më të shquara të botës. Gjatë muajit të fundit, siç sqaron një faqe spanjolle në internet, “Deportes i Finansas” (Deportes y Financas), Juventusi ishte klubi i dytë sportiv në botë më i ndjekur në Fejsbuk, i lënë pas vetëm nga Liverpuli. Pas italianëve mbetën Mançester Junajtidi apo Reali i Madridit, por edhe gjigandët e sportit amerikan si Los Anxhelos Lejkërs apo Jankis. Renditja është e veçantë, pasi Juventusi ka 41 milionë ndjekës në FB, në krahasim me 111 milionë që ka Reali, por sërish gjatë prillit ka pasur ndërveprim me 7.6 milionë persona, ndaj 5.61 milionëe të madrilenëve. Liverpuli është i shkëputur me plot 12.4 milionë njerëz.

Sfidanti.al