Ish-lojtari i Akademisë së shquar katalanase të “La Masisë” nuk ka asnjë dyshim. Bojan Krkiç vendos t’i japë një këshillë Barcelonës për politikën e transferimeve, duke u shprehur kundër planeve të klubit për marrjen e Lautaro Martinezit. Krkiç, që luajti në krah të Mesit apo Pedros (në foto) për katalanasit, deklaroi se drejtuesit në “Kamp Nou” po bëjnë gabime.
“Lautaro, siç kuptoj unë, do të luajë tek Barcelona në një pozicion që nuk do të jetë natyral për të, – u shprej Bojani, – nëse do të më lejoni të them një emër, po përmend Roberto Firminon, një lojtar që lidh lojën, që ka prani të madhe në fushë dhe është shumë i lëvizshëm. Unë nuk jam kundër që të merret Lautaro, por jam që ai të luajë në pozicionin e tij. Nuk mund të marrësh një sulmues, ta vendosësh në krah dhe pastaj të ankohesh se nuk po funksionon, siç po ndodh me Grizmanin. Një numër 9 është një numër 9”.
Sfidanti.al