E bujshme! Juventus mendon per Ançelotin

Ndersa pret te kuptoje se si do te perfundoje sezonin, Juventusi ka nisur levizjet e tij per pankinen ne menyre qe te mos mbetet i papergatitur. Lajmi me i bujshem eshte se Zonja e Vjeter po studion opsionin Karlo Ançeloti, qe nuk ka ende nje skuader qe pas shkarkimit nga Bajerni i Mynihut.

Do te jete pikerisht Ançeloti zgjedhja e pare e kampioneve te Italise nese Masimiliano Alegri largohet per te provuar nje aventure te re ne Premier League. Nese kjo levizje do te realizohet, per Ançelotin do te jete nje rikthim ne Torino. Ne vitin 1999, Ançeloti mori vendin e Lipit ne stolin e Juventusit dhe ne dy kampionatet ne vijim skuadra torineze  u rendit e dyta pas Lazios e me pas Romes duke grumbulluar ne total 144 pike.

Por pavaresisht kesaj raportet e tij me tifozet e Juventusit nuk ishin shume te ngrohta me keta te fundit qe i kujtonin te kaluaren e tij si futbollist i Romes e Milanit, 2 skuadrat rivale te Juventusit.

Sfidanti.al