Dagllas Kosta: Është e pamundur ta ndjekësh Ronaldon në stërvitje

Kristiano Ronaldo ka disa ditë që po stërvitet te Juventusi dhe bashkëlojtarët e tij të rinj tani po e kuptojnë se përse ai është shpallur pesë herë më i miri. Përshtypjen e tij të madhe nuk e fshehu as sulmuesi brazilian, Dagllas Kosta, që pranoi se atë që bën Ronaldo në stërvitje, nuk e bën askush tjetër, më konkretisht, vullneti dhe zelli i i tij i madh janë të pakrahasueshëm.
“Është e pamundur ta ndiqni Ronaldon në stërvitje. Kur ne të tjerët erdhëm në orarin e caktuar në stërvitje, ai e kishte filluar atë tanimë, kurse, kur ne mbaruam stërvitjen, ai vazhdoi të qëndronte akoma. Nuk kisha parë një diçka të tillë më parë”, tha Kosta.
Ronaldo nisi që të stërvitej me Juven javën e kaluar dhe ai do të debutojë me të, më 12 gusht, në një ndeshje miqësore. Ndeshjen e parë zyrtare ai do ta luajë më 18 gusht te Kievo.
Sfidanti.al