Azamoah lë Juventusin për të shkuar te Interi; do te firmosë për 3 vjet me zikaltrit

Kvadvo Azmoah është praktikisht futbollist i Interit. Klubi zikaltër ka mundr të bindë futbollistin e Juventusit për t’u transferuar në Milano dhe shumë shpejt palët do të firmosin një kontratë 3 vjecare. Azamoah ishte në përfundim të kontratës me bardhezinjtë dhe për të u hap një garë mes Interit, Napolit dhe Gallatasarajit, garë që u fitua pikërisht nga Interi.

Sipas asaj që publikohet në median italiane tashmë futbollisti ka gjetur edhe një apartament në Milano ku do të përjetojë aventurën e tij të re. Por te Interi nuk do të vijë vetëm Azamoah. Gjithnjë sipas medias italiane do të veshë fanelën zikaltër edhe mbrojtësi De Vraj që sic dihet prej kohësh do të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni. Por jo vetwm kaq, te Interi po mendiohet edhe pwr rinovimin e kontratws sw trajnerit Luçano Spaleti, kontrata aktuale e tw cilit me klubin milanez skadon nw 30 qershor tw vitit 2019.

sfidanti.al