Argjentina dhe Interi në alarm, ç’ndodh me Ikardin!

Është fundi i sezonit dhe ndoshta mungesa nuk ndihet edhe aq shumë, por gjithsesi mbetet e rëndësishme. Mauro Ikardi mund të mos e mbyllë edicionin me Interin për shkak të një dëmtimi, dhe kjo mund ta largojë edhe shpresën e fundit të mbetur për të kapur një vend për në Ligën e Europës vitin tjetër, qoftë edhe nëpërmjet turit të tretë eleminator. Mësohet se sulmuesi argjentinas ka një problem muscular në këmbën e majtë, problem që u pikas nga rezonanca manjetike, dhe mjekët thonë se “gjendja do të vlerësohet ditë pas dite”.

Jepet thuajse e sigurt që Ikardi nuk do të jetë në përballjen me Lacion në Romë, ndeshje shumë e rëndësishme, por edhe që mund ta ketë mbyllur sezonin. Jo vetëm kaq, por ai mund të humbasë edhe debutimin me kombëtaren e Argjentinës, pasi flitet se do të grumbullohet për takimet në fillim të qershorit. Mëkat për kapitenin zikaltër, pasi mezi po priste të shkonte në kombëtare, ku thuhej se nuk e lejonin Mesi dhe Maradona.

Sfidanti.al