Sergio Ramos ‘thumbon’ CR7 në rrjetet sociale; bën ‘Like’ te një video që tallet me portugezin për Këpucën e Artë

Në futbollin e kohës së rrjeteve sociale mjafton një ‘like’ te video e gabuar për të bërë që të shpërthejnë polemikat pa fund. Sergio Ramos e bëri ‘like’ e tij në një filmim që tallej me Cristiano Ronaldon për dështimin në fitoren e Këpucës së Arta, dicka që duket se konfirmon se raportet mes tij dhe kapitenit të Realit janë prishur përfundimisht.

Ai që e publikoi videon në fjalë ishte Cristobal Soria, një prej opinionistëve më të njohur të programit ‘El Chiringuito’. Ish menaxheri i skuadrës së Sevillas njihet për mungesën e vlerësimit ndaj portugezit dhe për admirimin pa kufi për Lionel Messin. Një ndër  frazat më të famshme të tij është, “Donde està CR7?”,që është një këngë e vogël që intonohet sa herë që Ronaldos nuk I shkojnë gjërart sic i mendon.

Kështu që ajo u dëgjua edhe kur u mësua lajmi për mungesën e tij në fushën e lojës në ndeshjen me Romën ku i dha përfundimisht ëndrrës për të fituar Këpucën e Artë. E gjitha kjo në kuadër të talljes dhe që mori shumë ‘Like’ mes të cilave ishte ajo e Sergio Ramos që sipas shumë personave tregon një prishje të miqësisë së tyre. Që nga momenti kur Ronaldo la Madridin për t’u transferuar në Serie A, nuk kanë munguar thumbat e kapitenit të Realit të Madridit në drejtim të luzitanit duke nisur që nga momenti kur Ronaldi nuk u paraqit në momentin kur Luka Modric fitoi Topin e Artë. Më pas erdhi edhe deklarata se Ronaldo nuk ishte futbollisti më i fortë me të cilin Ramos kishte luajtur, ndërkohë qëspanjolli nuk e ftoi as në ceremoninë e martesës së tij me Pilar Rubio

Sfidanti.al