Ronaldo: Duam Ligën e Kombeve, nuk na intereson kundërshtari!

Hapi i parë i madh u hodh, dhe tani mbetet të luhet sfida përfundimtare. Portugalia është pranë një tjetër trofeu të madh, pas Euro 2016-ës, dhe përballë mund të ketë Anglinë ose Holandën. Cili do të ishte kundërshtari më i përshtatshëm? “Nuk kam preferenca për këtë, – u shpreh Ronaldo pas ndeshjes me Zvicrën, – këdo që të kemi përballë, do të jetë një betejë. Ishte një ndeshje e vështirë ndaj Zvicrës, që ka një seleksion të shkëlqyer. E dinim se nuk do të kishim shumë mundësi, ndaj duhej t’i shfrytëzonim siç duhej. Realizuam objektivin, dhe tani shpresoj që stadiumi të jetë plot dhe Portugalia të fitojë”.

Gazetat portugeze, ndërkaq, bënë garë kush e kush të gjente lavdërimin më të madh, pasi CR7-ta realizoi 3 gola në gjysmëfinalen e luajtur në Porto. “A Bola” e quan Ronaldon qiellor: Kristo Mbret, që do të thotë “Krishti Mbret”! Gazeta “Rekord”: Ronaldo i paçmueshëm! Tregolëshin kalon seleksionin në finalen e Ligës së Kombeve! Duam shumë që ta fitojmë këtë kupë! Ja edhe “O Zhogo”: i pakrahasueshëm! Tre gola të CR7-ës kalojnë Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve! Ronaldo: Tifozët na dhanë shumë forcë! Kapiteni ka 88 gola me kombëtaren!

Sfidanti.al