Roma, Mkitarian është i yti; cfarë dysheje me Kalinic

Dita e fundit e merkatos së transferimeve ishte shumë e zjarrtë për Romën. Klubi verdhekuq, pasi lejoi largimin e Shik te Lajpcigu arriti që shumë shpejt të sigurojë shërbimin e Nikola Kalinic dhe në mënyrë shumë surprizë atë të Henrik Mkitarian me armenin që erdhi nga Arsenali. Tashmë të dy futbollistët kanë mbërritur në kryeqytetin italian dhe iu nënshtruan vizitave mjekësore përpara nënshkrimit të kontratave të tyre.

Kalinic, që u mor nga Atletiko Madrid mbërriti në Romë vetëm disa orë para Mkitarian dhe pozoi me shallin e Romës në qafë duke deklaruar: ‘Jam shumë i kënaqur që u ktheva në Itali’

Ndërsa në orën 11:00 të kësaj të hëne mbërriti edhe ish futbollisti i Arsenalit, Mkitarian. Në fakt ardhja e armenit rezultoi vërtet një surprizë pasi Drejtori Sportiv i Romës, Petraki u tregua shumë i zoti dhe punoi në hije për të mbyllur tratativat me Arsenalin. Roma e mori Mkitarianin në formë huazimi me të drejtë blerjeje me 30 vjecarin që kërkon ‘të rilindë’ pas një eksperience jo shumë pozitive në Londër.

sfidanti.al