Reali i Madridit përsëri në Shkup, këtë here për një lojë ndryshe…!

Klubi gjigant spanjoll, Reali i Madridit, që fitoi vjet Superkupën evropiane në Shkup, do të shokje përsëri në Maqedoni, por, kësaj here, si një organizator i kampit futbollistik zyrtar, falë fondacionit “Campus Experience Real Madrid Fpundation”.

“Ne jemi bërë partnerë të licensuar të fondacionit ‘Campus Experience Real Madrid’ dhe, shumë shpejt, te neve do të krijohet kampi futbollistik zyrtar i parë i Realit të Madridit në Maqedoni. Ky është një nder i madh, një detyrim i veçantë që ne duhet ta justifikojmë”, vuri në dukje Vllatko Tolev, përfaqësues i kompanisë “Sport Arena”, partnere e Realit të Madridit në Maqedoni.

Sfidanti.al