Raporti me arbitrat, Lampard: Duhet të mësojmë nga lojtarët e Rugby

Futbollistët kanë cdo ditë e më shumë raporte të vështira me arbitrat në fushën e lojës dhe ai që gjen një zgjidhje këtij problemi është pikërisht trajneri i Celsit Frank Lampard. 41 vjecari bëri një deklaratë kurioze teksa kërkoi që të gjithë futbollistët të ndjekin shembullin e lojtarëve të Rugby në lidhje me sjelljen kundrejt gjyqtarëve të ndeshjeve

‘Besoj se lojtarët tanë duhet të mësojnë nga ata të rugby-tha Frenk Lampard duke iu referuar gjysmëfinales së Botërorit të Rugby mes Anglisë dhe Zelandës së Re-duhet t’i vëzhgojmë dhe të nxjerrim mësime. Duhet të shohim sesi Ouen Farrell(kapiteni i anglisë në rugby) u soll në fund të ndeshjes me Zelandën e Re, po ashtu edhe atë të vetë lojtarëve që pësuan humbje. Respekti në atë botë është shumë i rëndësishëm dhe ne duhet të bëjmë si ata’.

sfidanti.al