Skandali trondit Britaninë, mbi 600 viktima abuzimi seksual në futboll!

Ato mund të kishin ndodhur edhe diku tjetër. Padyshi, që ndodhin kudo. Veçse është tronditëse kur mëson se në Britani dyshohet se ka 639 viktima të abuzimit seksual vetëm në futboll. Lajmet vijnë nga Këshilli i krerëve të policisë kombëtare britanike, që tregojnë se deri tani janë bërë hetime në 98 klube, dhe se janë të dyshuar si abuzues plot 83 trajnerë. Nuk jepen emrat e klubeve dhe as të trajnerëve, por mediat raportojnë se bëhet fjalë për trajnerë të lidhur me Çelsin, Mançester Sitin, Lids Junajtidin, Sauthemptonin, Leiçesterin, Aston Vilën, Sëlltikun apo Kru Aleksandrën. Gjithçka nisi nga rrëfimi i ish-lojtarit Andi Uduord, ndërsa shkalla e skandalit mund të zgjerohet. Mediat britanike u ankuan se në Angli apo në Skoci, Uells e Irlandë të Veriut, nuk është ndjekur shembulli i sportit në SHBA, ku skandali i abuzimit seksual u hetua gjerësisht. Gjithsesi, disa raste janë zbuluar që më parë (harta në foto), siç ishin ata të Xhorxh Ormondit trajner i të rinjve tek Njukasëlli, Frenk Roper, Berri Benel, Ted Langford, Bob Higins, Edi Hith apo Kris Giler.