Sa shumë duroi Rashford: Ose unë ose Murinjo te Junajtidi!

Futbollisti i ri i talentuar i Mançester Junajtidit, Markus Rashford, ka kërcënuar se do të largohet nga Junjatidi, nëse trajneri i këtij të fundit, Zhoze Murinjo, do të vazhdojë të qëndrojë në funksionin e tij edhe sezonin e ardhshëm. Ky sulmues 20-vjeçar anglez ka luajtur vetëm në pesë nga 16 ndeshjet e fundit me Mançester Junajtidin, ndërsa në ndeshjen derbi, të shtunën e fundit, me Mançester Sitin ai luajti vetëm tetë minuta.

Transferimi, gjatë sezonit dimëror, të Aleksis Sançezit te Junajtidi e ka lënë pothuajse plotësisht mënjanë Rashfordin, minutat e të cilit në fushën e lojës janë pakësuar ndjeshëm, kështu që pritet largimi i tij nga ekipi mbas Kupës së Botës Rusi-2018.

“Markusi u ndje shumë keq që u la në stolin e rezervave në ndeshjen e fundit derbi, kështu që, nëse Murinjo do të vazhdojë të jetë këtu, ka mundësi që ai (Rashfordi) të largohet nga ky klub, pasi ai do që të jetë në formacionin e parë që në fillim të ndeshjes”, vuri në dukje një burim i mirinformuar brenda Junajtidit.

Sfidanti.al