Roi Kin mbetet gjithnjë kapiteni i dashur për Tim Hauardin!

Dikur Sër Aleks Fergusoni e vlerësonte si lojtari më i madh që ka drejtuar ndonjëherë. Flasim për Roi Kinin, kapitenin e Mançester Junajtidin, dhe një luftëtar të madh që e ka gdhendur emrin e tij me shkronja të arta në futboll. Edhe pse më pas, Sër Aleksi deklaroi se më i mirë lojtar i tij ishte Kristiano Ronaldo, irlandezi vazhdon ta mbajë vendin e parë, në bazë të opinionit të ish-portierit amerikan, Tim Hauard.

“Roi Kini ishte lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur në karrierën time, – u shpreh Hauard, – kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj, por ai ishte “biri i ku…. më i fortë” që kam njohur. Ai më mësoi sesi të isha i fortë, dhe sesi të mos dorëzohesha kurrë. Ai ishte plotësisht brilant”. Hauard luajti për gati 4 vjet për Junajtidin dhe pastaj shkoi tek Evertoni, duke u paraqitur si një nga portierët më të mirë të Premier Ligës.

Sfidanti.al