Qau kur iku nga Junajtidi, tani thotë se e ka pasur ëndërr të luajë me Arsenalin?!

Shkëmbimi që bënë Mançester Junajtidi dhe Arsenali, si rezultat i të cilit sulmuesi kilian, Aleksis Sançez, përfundoi në “Old Trafford”, duke u bërë futbollisti më i paguar në Angli, ndërsa, duke ndjekur drejtimin e kundërt, në “Emirati” përfundoi ylli armen, Henrik Mhitarian, që, tani e tutje, do të luajë me “topçinjtë” arsenalas.

Mhitariani “hodhi shkelma”, pasi nuk donte të shkonte tek Arsenali, sepse, sipas tij, ky ekip nuk është konkurrent me ekipet e mëdhenj, madje, nxori edhe lot në seancën e fundit stërvitore me “djajtë e kuq”, kur ishte bërë e qartë se ai nuk kishte asnjë opsion tjetër, veçse të shkonte tek Arsenali. Kurse, tani, në promovimin e parë të futbollistit të ri (Mhitarianit) të “topçinjve”, ky i fundit, menjëherë, harroi gjithçka, duke u dërguar tifozëve të Arsenalit mesazhin se ai, gjithnjë, e ka padur ëndërr që të luajë me këtë klub!

“Unë jam shumë i lumtur që marrëveshja u arrit dhe që ndodhem këtu. Ky është realizimi i ëndrrës sime, sepse, gjithnjë, e kam pasur ëndërr që të luajë me Arsenalin. Tani, jam këtu dhe unë do të jap gjithçka nga vetja për këtë klub”, tha Mhitariani.

Sfidanti.al