Premier League, do të bëjë prapakthehu për mbylljen e merkatos?

Premier League është gati që të bëjë prapakthehu përsa i përket mbylljes së transferimeve pas 2 vitesh dhe duke nisur që nga viti i ardhshëm kampionati anglez do të mbyllë atë në të njëjtën ditë me pjesën tjetër të kampionateve në Evropë.

Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘Daily Mail’, klubet e Premier Leagues e konsiderojnë veten të dëmtuar nga mbyllja e merkatos së 8 gusht, një ditë para nisjes së kampionatit. Në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet gjatë muajit shtator, klubet e kampionatit anglez do të diskutojnë këtë opsion ndërkohë që votimi do të shtyhet për në nëntor, një votim ky duket që do të jetë një formalitet duke qenë se lista e të pakënaqurve kryesohet nga 5 nga 6 të mëdhenjtë e futbollit anglez, Mancester Siti, Mancester Junajtid, Arsenal, Liverpul dhe Totenhemi, Celsi është kundër.

Për t’u kthyer në origjinë në këtë pikë ështe e mjafrueshme shumica absolute dmth, 11 vota nga 20 në total. Në Angli e konsiderojnë si një penalizim mbylljen e merkatos mbi 6 javë para asaj të kampionateve të tjerë të rëndësishëm në kontinent. Sigurisht një zgjedhje e tillë për të mbyllur merkaton një ditë para nisjes së kampionartit është përshëndetur nga trajneret pasi iu dha mundësia të punojnë me grup të formuar dhe përcaktuar, por kalendari i Premier League i dërgon skuadrat në fushë më shpejt

Zgjidhja më e mirë do të ishte gjetja e një kompromisi për gjetjen e një date të mbylljes së merkatos; ajo rreth 20 gushtit mund t’i kënaqë të gjithë. përndryshe në 2020, konfuzionit të fillim shtatorit do t’i shtohen edhe klubet angleze

sfidanti.al