Pep Guardiola, ‘mbreti’ i pankines; askush s’ka bere me mire se ai ne nje dekade

Pep Guardiola eshte mbreti i pankinave ne 10 vitet e fundit. Trajneri katalanas me triumfin ne Premier League dhe Kupen e Liges e coi ne 23 numrin e trofeve te fituar ne karrieren si trajner qe nga viti 2008 kur mori drejtimin e Barcelones.

Ne total ka tentuar te fitoje 41 tituj dhe ka mundur te fitoje 57% te tyre. Askush nuk ka mundur t’i afrohet 47 vjeçarit persa u perket triumfeve, Blank ka 15 tituj me Bordone dhe PSG dhe Zhoze Murinjo me 13 tituj me Çelsin, Interin, Realin e Madridit e Mançester Junajtid.

Guardiola ka drejtuar 516 ndeshje me Barcelonen, Bajernin e Mynihut dhe Mançester Junajtid duke fituar 378 prej tyre duke fituar 1 titull per 22 ndeshje. I vetmi sezon qe eshte mbyllur pas titull per Guardiolen ne 9 sezone qe ai ben rolin e trajnerit, ishte ai i vitit te kaluar.

Sfidanti.al