Nxito Junajtid, pa Champions humb dhjetëra milionë euro!

Tetë blerje pritet të bëjë Ole Gunar Solskjer, por kjo duhet të ndodhë shpejt dhe rezultatet të kthehen. Mançester Junajtid ka nisur të pësojë humbje të mëdha duke mos qenë në Champions, siç e tregojnë bilancet e fundit financiare. Plot 67 milionë paundë stërlina më pak hyjnë në llogaritë e klubit për sezonin e kaluar, që do të thotë rreth 75-80 milionë euro. Të ardhurat totale parashikohen nga 560 deri në 580 milionë paundë sërlina, në krahasim me 627 milionë të një viti më parë. Po ashtu, borxhi është rritur me 137 milionë paundë të tjerë duke arritur në 384 milionë, dhe kjo më shumë për shkak të blerjes së lojtarëve. “Djajë e kuq” duhet të kthehen sa më shpejt në Champions dhe të kenë pretendime për tituj të mëdhe në Europë dhe në Angli, ndryshe statusi i tyre si një nga gjigandët e futbollit botëror, do të rrezikohej seriozisht.

Sfidanti.al