Murinjo i heq Pogbas shiritin dhe pickon: “ Kush është kush ?”

Disa mediume angleze, midis tyre Tajmsi, Telegrafi dhe ESPN-ja, bëjnë të ditur se trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, është shqetësuar nga komentet e mesfushorit Pol Pogba mbas ndeshjes së Premier Ligës me Uollverhemptonin. Mediumet e lartpërmendur vënë në dukje se Murinjo i mblodhi të martën e fundit lojtarët dhe i tërhoqi vërejtjen Pogbas në sy të të gjithëve, me synimin që të tregojë se “kush është kush” te “djajtë e kuq”.
Thuhet se Murinjo i tha Pogbas se ai kurrë më, sa të jetë ai te Junajtidi, nuk do të jetë më kapiten i ekipit. Pogba, nga ana e tij, në një prononcim të fundit në media deklaroi:
“Kur ne luajmë në fushën tonë, ne duhet të sulmojmë, të sulmojmë dhe të sulmojmë
Kështu duhet të luhet në ‘Old Trafford’. Ne jemi këtu që të sulmojmë. Mendoj se
kundërshtarët na kanë frikë, kur ne sulmojmë. Në këtë drejtim ne gabuam”,
deklaroi Pogba mbas barazimit në “Old Trafford” me Uollverin.
Junajtidi, mbas gjashtë raundesh të Premier Ligës, ndodhet në
vend të 7-të me 10 pikë, tetë pikë më pak se Liverpuli kryesues.
Sfidanti.al