Paulo Sousa i bie nga Kina për të zbarkuar në stolin e Romes?!

Paulo Sousa është një nga kandidatët kryesorë që të bëhet trajneri i ri i Romës, pasi shanset e Eusebio di Françeskos që të mbijetojë në stolin e drejtimit të “ukonjës romane” janë shumë të vegjël mbas një fillimsezoni të dëshpëruar. Në pesë raundet e Serisë A, Roma ka arritur vetëm një fitore, kështu që kryesia e klubit roman ka nisur të kërkojë një “strateg” të ri dhe Sousa është i pari në “listën e dëshirave” të drejtorit Monçi.
Trajneri portugez i lartpërmendur, më parë, ka drejtuar Fiorentinën para se të shkonte në Kinë dhe, sipas informacioneve më të fundit, ka shumë mundësi që ai të kthehet në Itali. Në fakt, Sousës nuk i eci mirë në Kinë te klubi Tianxhin, pasi ky i fundit mezi mbijetoi në kampionatin kryesor kinez, kështu që ka shumë mundësi që ai të largohet nga Kina.
Roma, në dy ndeshjet e ardhshme, do të ndeshet me Frosinonen dhe Lacion, kështu që Di Françeskos do t’i duhet që të marrë të gjashtë pikët maksimale, nëse do që ta shpëtojë “vendin e punës” së vet, përndryshe…
Sfidanti.al