Mojs kritikon ashpër politikën e transferimeve të Junajtidit

Ish-trajneri i Mançester Junajtidit Dejvid Mojs e kritikoi ashpër politikën e transferimeve të klubit mbas largimit të ser Aleks Fergusonit më 2013. Që atëkohë, trajnerët Mos, Luis van Gal dhe Zhoze Murinjo kanë shpenzuar rreth 700 milionë sterlina, por të gjithë ata u shkarkuan.

“Ka disa kohë që nuk po merret vesh se në cilin drejtim po lëviz ky klub. Mançesteri ka patur klase vlera të mëdha dhe synimi i këtij klubi nuk ka qenë që të blihen lojtarët më të shtrenjtë, por të blihen ata që do të përfshiheshin sa më mirë me ekipin, madje nuk janë harruar as futbollistët e rinj të shkollës së futbollit të vet klubit. Herë pas herë,janë marrë edhe futbollistë yje, si psh. Erik Kantona ose Robin van Persi që, me të vërtetë, kanë sjellë ndryshime të mëdha në ekip. Nuk mendoj se Junajtidi është një klub që ka si prioritet vetëm të shpenzojë para të mëdha, megjithëse, po të jetë nevoja, edhe këtë gjë duhet ta bëjë ky klub”, deklaroi Dejvid Mojs në gazetën “Mirror”.

Sfidanti.al