Mësoni nga Mançester Junajtidi, stërvitje e dy teste virusi në ditë!

Sa e lehtë është të mbyllësh portat, por sa e vështirë që t’i hapësh përsëri. Nga Anglia, si shpesh herë, provon habi të mëdha, por edhe e admiron vendin e futbollit. Klubi i Mançester Junajtidit, pavarësisht frikës së madhe nga koronavirusi, nuk e ka ndërprerë punën, pra lojtarët vazhdojnë të stërviten çdo ditë në mënyrë kolektive, sikur të ishte vazhdim normal sezoni. Si ka mundësi kjo? Stafi mjekësor i “djajve të kuq” i ka paraqitur trajnerit Solskjer dhe drejtuesve të “Old Trafordit” planin e përpiluar me këtë rast. Lojtarët do të testohen përpara sesa të fillojnë seancën stërvitore, si dhe do të kontrollohen sërish pas përfundimit të saj. Kjo është e gjitha, dhe kjo pranohet në një vend me përvojë të madhe si shoqëri moderne, ku alarmi nuk e mposht dot logjikën dhe eksperiencën praktike.

Jo më kot, Anglia është ndoshta vendi i vetëm në Europë (saktësisht Mbretëria e Bashkuar apo Britania e Madhe), e cila ka këshilluar vetëm izolimin e moshës së tretë, ndërsa pjesa tjetër e njerëzve mund të vazhdojnë jetën normalisht. Bravo u qoftë! Kjo të kujton historinë e famshme të komandantit të Flotës Angleze, në prag të betejës me Armadën e Pathyeshme Spanjolle në 1588. Sër Frensis Drejku, një pirate famëkeq, por me përvojë, po luante me birila (bouling) kur u njoftua se zbuluesit kishin dalluar flotën armike duke u afruar. Me qetësinë më të madhe, ai u përgjigj: “Pa ndryshuar drejtimi i erës, ne nuk dalim dot nga porti, pra le të përfundojmë lojën”!

Sfidanti.al