Mahrezi i ka humbur syve? Ka ikur në drejtim të paditur!

Ka katër ditë që kryesia e Lester Sitit nuk ka dijeni se ku ndodhet futbollisti më i mirë i tij, Riad Mahrez. Ky futbollist algjerian ka humbur pa lënë gjurmë, qëkur Lesteri hodhi poshtë disa oferta të Mançester Sitit në fund të sezonit dimëror të transferimeve që u mbyll më 31 janar. Marezi ka katër ditë që nuk bën stërvitje me ekipin e vet, nuk luajti kundër Evertonit dhe nuk ka plane që ai të luajë me Suonsin. Lesteri, madje, ka vendosur që ta gjobojë Mahrezin me dy paga javore (rreth 200 000 sterlina), por, siç duket, këtë futbollist algjerian nuk e tremb asnjë sanksion!

Miqtë e afërt të Mahrezit që kërkuan të mbesin anonimë, i thanë medias “ishullore” se ai ka rënë në depresion, pasi Lesteri nuk e la që të shkonte te Mançester Siti. Thuhet se Lesteri i kishte dhënë fjalën atij se, nëse ndonjë klub tjetër do të ofronte mbi 50 milionë euro për të, ai do të lejonte Mahrezin që të ikte. Sipas medias, Siti ishte gati të jepte edhe 75 milionë euro për shërbimet e këtij futbollisti algjerian, por Lesteri kërkoi 110 milionë euro që Siti nuk ishte gati që të pranonte. Me siguri që Mahrezi e ka konsideruar transferimin te Siti si shansin e karrierës, kështu që dështimin e tij ai e ka përjetuar aq keq, saqë nuk do që të luajë më me klubin e tij të deritanishëm.

Sfidanti.al