Leonita, “melhemi” i Granit Xhakës pas eleminimit nga Kupa!

Quhet Leonita Lekaj, vajza që ngroh zemrën e Granit Xhakës. Shqiptari i Zvicrës e ka në krah të dashurën e tij me origjinë gjithashtu shqiptare, edhe në aventurën që po kalon në Londër tek Arsenali. Mesfushori natyrshëm që është mërzitur nga eleminimi prej Sauthemptonit në Kupën e Ligës në Angli, por për fat Leonitën e ka në krah dhe kjo e ndihmon jo pak.
Ishte vetë ajo që postoi fotot me të dashurin në Instagram, ku dukej fare qartë efekti i saj qetësues. Çifti dukej tepër i lumtur, ndërsa Xhaka shpreson që eleminimi nga Kupa të mos ia shkatërrojë sezonin në stadiumin “Emirejts”. Synimi kryesor i Arsenalit është fitimi i titullit kampion, por edhe ecuria sa më e mirë në Ligën e Kampionëve.