Umejiego nga Apolonia te Teuta

Teuta vazhdon të përforcojë organikën në prag të sezonit të ri. Klubi durrsak ka prezantuar afrimin më të ri në skuadër, sulmuesin Mmesoma Umejiego.

Ai spikati sezonin e kaluar me fanellën e Apolonisë në Kategorinë e Parë, ku shënoi 10 gola në 13 ndeshje.

“KF Teuta njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shtatlartë Mmesoma Umejiego, i cili bashkohet me skuadrën durrsake nga KF Apolonia. Sulmuesi nigerian vjen pas një sezoni mjaft pozitiv, ku realizoi 10 gola në 13 ndeshje me fanellën e Apolonisë, duke konfirmuar cilësitë e tij në repartin ofensiv. Klubi i uron Mmesoma Umejiegos mirëseardhje në familjen blu dhe shumë suksese me fanellën e Teutës”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.