Lampardi, lojtarëve, 209 birra, 75 jegermajster, 65 vodka, një Koka Kola dietike!

Futbollistët e Derbi Kauntit arritën një fitore mjaft të rëndësishme në play off, në përpjekje për t’u ngitur në Premier Ligën angleze, kundër Lids Junajtidit në fushën e këtij të fundit dhe triumfin ata e festuan me të madhe.

Në fakt, Frenk Lampardi dhe futbollistët e tij janë vetëm një hap larg kualifikimit në Premier Ligë dhe ky kualifikim do t’u siguronte atyre një fitim prej të paktën 100 milionë sterlinash, kështu që nuk është ndonjë çudi e madhe që ata e festuan gjatë suksesin e tyre.

Ata e festuan fitoren në një pab dhe një nga kamerierët e tij publikoi faturën e paguar për festën e bujshme. Të gjithë mund të shihnin se legjenda e Çelsit dhe trajneri aktual i Derbi Kauntit, Frenk Lampard, kishte paguar 2800 sterlina, pasi futbollistët e Derbit kishin pirë 209 birra, 75 jeger majster, 65 votka dhe interesante është se dikush kishte porositur një Koka Kola dietike!

Ndeshja finale play off mes Derbi Kauntit dhe Aston Vilës, pra se cili nga këta dy ekipe do të ngjitet në Premier Ligë, do të zhvillohet në “Uembli” më 27 maj.

Sfidanti.al