Ku është Mahrez? Sulmuesi mungon në stërvitjen e Leister prej 1 jave

Rijad Mahrez nuk gjendet gjëkundi. sulmuesi algjerian prej 1 jave nuk është shfaqur në stërvitjet e skuadrës së Leister i vendosur për të vijuar luftën me drejtuesit e kësaj skuadre. Gjithcka nisi nga mungesa e transferimit të tij te Mançester Siti në merkaton e muajit janar. Skuadra e Guardiolës ofroi deri në 70 milionë euro për Mahrez, por Leister refuzoi të shesë futbollistin pa marrë aspak parasysh kërkesën e bërë edhe nga vetë futbollisti

Tashmë është krijuar një situarë e tillë që mund të kërkojë edhe ndërhyrjen e sindikatës së lojtarëve të Premier League sic e konfirmon edhe vetë Gordon Tejlor për BBC.

‘Nëse do të duhet ndërhyrja jonë do ta bëjmë-tha Tejlor -jemi në kontakte me klubin dhe lojtarin. Leister duhet të tregohet i duruar dhe mirëkuptues. Shpresojmë që edhe Mahrez të kuptojë gjendjen. Sa më parë të zgjidhet kjo cështje aq më mirë’

sfidanti.al