Konte habitet me Murinjon: Nuk e kuptoj se përse Mozes ishte harruar?

Futbollisti Viktor Mozes, prej një kohe të gjatë i përket Çelsit, por që nga ardhja e tij në këtë klub londinez, madje edhe para se  të vinte Zhoze Murinjo në stolin e drejtimit, ai duhet ta tregonte talentin e tij, duke u huazuar te Liverpuli, Stok Siti dhe Uest Hemi. Por, qëkur timonin e Çelsit, skaudrws qw kryeson në Premier Ligë, e mori në dorë Antonio Konte, futbollisti nigerian ka aktualisht vendin e tij në formacionin e parë, duke zhvilluar lojra mjaft të mira. “Qëkur erdha te Çelsi, e konstatova potencialin dhe kualitetin e Mozesit. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Teknikisht është i shkëlqyer dhe fizikisht dominues. Thjesht, nuk arrij që ta kuptoj sesi një lojtar i tillë është nënvlerësuar dhe është harruar”, vuri në dukje Konte, duke kritikuar kështu indirekt, Murinjon, që ka qenë fajtori kryesor për mungesën e Mozesit në klubin, të cilit ai i përket në të vërtetë.