Guardiola s’e fsheh pakënaqësinë; Çelsi e Mançester Junajtid nuk e duan moviolën.

Pep Guardiolës nuk i erdhi aspak mirë kiur mësoi se Premier League nuk do të përdorë sistemin VAR as sezonin e ardhshëm, vendim kuy që u mor pas një takimi me drejtuesit e të gjithë klubeve.

‘Ne ishim ishte pro përdorimit të sistemit VAR-tha Guardiola-por skuadra të tjera të rëndësishme si Mançester Junited dhe Chelsea dolën kundër. Gjithsesi ky ndryshim herët a vonë do të bëhet jo vetëm në Angli, por në të gjithë botën sepse arbitrat duhen ndihmuar’

Guardiola mori shembull penalltinë e akorduar në favor të Realit të Madridit për të përforcuar idenë e tij se teknologjia duhet të jetë pjesë e kësaj loje.

‘Sot futbolli është më i shpejtë-vijoi Guardiola-edhe sot askush nuk e di nëse ajo që u dha kundër Juventusit në ndeshjen me Realin ishte penallti apo jo. Nuk është e lehtë për arbitrat. Gjithsesi vendimi është marrë dhe do të veprohet sipas tij’

sfidanti.al