Për Mauro Ikardin duket se pjesëmarrja në Botërorin e Rusisë do të mbetet një mirazh. Trajneri i nënkampionëve të botës Horhe Sampaoli ka vendosur ta lërë sulmuesin Interin në listën paraprake të futbollistëve që do të takojë përpara se të bëjë zgjedhjen përfundimtare për Kupën e Botës që do të nisë për më pak se 2 muaj.
Sipas të përditshmes argjentinase ‘TyC Sports’ sipas së cilës, Sampaoli do të udhëtojë edhe drejt Italisë ku do të bisedojë me Fazion dhe Perotin të Romës, Biglian të Milanit dhe Dibalën e Higuain të Juventusit duke e injoruar krejtësisht Ikardin. Ai që e mban me shpresë kapitenin e Interit për një përfshirje në përfaqësuesen argjentinase, është fakti se Sampaoli ende nuk e ka bërë zgjedhjen përfundimtare të futbollistëve që do të marrë me vete në Rusi.
sfidanti.al