Granit Xhaka, një lavdërim dhe një kritikë për Lakazetin!

Dikur, trajneri i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Shën, bënte këtë bisedë me gazetarët. Cili është lojtari juaj më i keq? -Gerd Myler! Kush është lojtari juaj më i mirë? -Gerd Myler! Në të mirë e në të keq ishte “Bomberi i Kombit”! Aleksandër Lakazetë nuk ka arritur ende deri këtu tek Arsenali, por mund t’ia dalë. Ai ka gjithë lavdërimin e njërit prej shokëve të skuadrës, Granit Xhakës, por ka edhe një kritikë po prej shqiptarit të Zvicrës. “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, – tha kosovari, – ai është akull i ftohtë para portës. Ne ia njohim cilësitë”. Cila është kritika? Lakazetë ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje të luajtura për londinezët, por që të gjitha janë realizuar në stadiumin “Emirejts”. “ai duhet të nisë t’i tregojë këto cilësi edhe jashtë fushës sonë, – vazhdon Graniti, – kur ta bëjë edhe këtë, unë do të jem vërtet shumë i lumtur”.

Sfidanti.al