Gjyqtari kërkon falje për penalltinë: Gabova, por është njerëzore!

Gjyqtarët zakonisht janë njerëzit që vetëm duken, pasi askush nuk ua dëgjon zërin. Në përgjithësi, ata e kanë të ndaluar të bëjnë komente, apo t’u përgjigjen kritikave, ndërsa ndryshe ndodh në kampionatin më të ndjekur të botës, Premier Ligën angleze. Arbitri Roxher Ist ka kërkuar publikisht falje me një mesazh në e-mailin e trajnerit të Bournemuthit, Edi Houi. “Unë gabova në rastin e penalltisë, – shkroi ai, – duhet të kërkoj falje, por ishte njerëzore”.
Fjala është për një episod në ndeshjen mes Stouk Sitit dhe Bournemuthit, kur sulmuesi mik Kallëm Uilson u rrëzua në zonë nga mbrojtësi Rajan Shoukros. Faulli u duk evident, por Ist lejoi vazhdimin e lojës. Bournemuth gjithsesi arriti ta fitonte ndeshjen 1-0, ndërsa trajneri Houi iu përgjigj pa vonesë arbitrit. “Nuk mund të kërkohet më shumë se falje, – shkruajti ai, – të gjithë bëjmë gabime, edhe unë, Kur kjo ndodh, mbetet vetëm diçka për të bërë, ta pranosh dhe të vazhdosh përpara”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *