Bën shaka apo e ke seriozisht Jurgen Klop, kur flet për titullin?!

E premton, edhe pse jo plotësisht në mënyrë të drejtpërdrejtë. Jurgen Klop u ka dhënë zemër tifozëve të Liverpulit, në përgjigjet që i ka dhënë pyetjes për titullin kampion të Anglisë nga ana e Liverpulit. Trajneri gjerman ka përdorur metodën e tij efikase të humorit dhe batutës, ndërsa imazhi i tij është si gjithnjë i shkëlqyer.

“Mesa di unë, rregullat janë që çdo skuadër mund ta fitojë Premier Ligën, – e nisi ai përgjigjen, – pra, ekzston shansi që ne të fitojmë. Është e mundur pra, është kaq e thjeshtë”. Liverpuli i Klopit realizoi objektivin e parë të madh sezonin e kaluar duke u kualifikuar për në Champions League, ndërsa edicionin që vjen do të synojë titullin. Deri në dimër, të kuqtë ishte pretendentë kryesorë, por pastaj u ndëshkuan nga mungesa e përvojës dhe e numrit të mjaftueshëm të lojtarëve. Gjithsesi, Klop beson se këtë herë ai ka më shumë futbollistë në dispozicion dhe skuadra ka fituar më shumë eksperiencë. Titulli i fundit i fituar nga Liverpuli ka ardhur në 1990, pra gati 3 dekada më parë.

Sfidanti.al