A mund të vishet si djall Brozoviç? 50 milionë kushton “veshja”

Jose Mourinho e dëshiron Marcelo Brozovicin në “Old Trafford”, pasi duket tepër i bindur nga loja e tij.

Manchester United ka hedhur sytë kah Marcelo Brozovic, pasi Interi informoi “Djajtë e Kuq” se Ivan Perisic nuk është në shitje.

Jose Mourinho këto ditë është parë në Kroaci dhe mediat raportojnë se ishte për t’i përcjellë nga afër dy yjet e Interit, Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic.

Sipas “Calciomercato.it” dhe “The Sun”, Mou është takuar me Fali Ramadani, agjentin e Perisicit, i cili informoi portugezin se Interi kërkon më shumë se 60 milionë euro për lojtarin.

Raportohet se pas këtij takimi, Mou ktheu sytë kah Marcelo Brozovic, i cili luajti nga minuta e parë ndaj Ukrainës dhe bëri paraqitje shumë të mirë.

Kështu, portugezi ka kërkuar nga drejtuesit që të bëjnë gjithçka për ta transferuar atë gjatë verës, lojtar që luan në shumë pozicione, tipik për stilin e lojës të Mourinhos.

“Calciomercato.it” dhe “The Sun” raportojnë se klauzola e lojtarit është 50 milionë euro, por Interi është i gatshëm të negociojë për një shifër më të ulët se kjo