Polemika të reja, Diaconale I Lazios: Disa gjoja virtuoze duan vetëm të anulojnë kampionatin

Italia është në kulmin e emergjencës së coronavirusit, megjithatë kjo nuk I ndalon polemikat në futbollin në vendin e Apenineve. Është shefi I Departamentit të Komunikacionit të Lazios, Arturo Diaconale që I ndezi këto polemika teksa foli sërish për perspektivën e ardhshme të Serisë A dhe nuk tërhiqet nga ato që deklaroi një javë më parë.

‘Ka persona që e prezantojnë ndalimin e stërvitjeve si një përcarje mes atyre që janë të shqetësuar për shëndetin e futbollistëve dhe atyre që mendojnë vetëm për klasifikimin-theksonte Diaconale në një postim të tij në Facebook-cështja është shqyrtuar keq; prapa qëndrojnë gjoja virtuozët të cilëve u intereson bllokimi I gjithckaje për të arritur të anulojë kampionatin, apo të kristalizojë klasifikimin aktual apo edhe për të zhvilluar ndeshje playoffi mes 4, 6 apo deri 12skuadrave që kanë zhgënjyer në 2019/2020’

Diaconale, që saktëson edhe njëherë se ky është mendimi I tij dhe jo I klubit të Lazios, komentoi më pas fjalët e Balotellit.

‘Balotelli nuk ka qenë kurrë simpatizant I Lazios e megjithatë zgjodhi të ishte antagonist I atij ‘virtuozot’ duke pohuar se kampionati u bllokua vetëm kur u pa që Lazio u ngjit në vendin e dytë-vijon Diaconale-mbyllja rregullisht e eventit që ishte nisur, sic tha Gravina, do të ishte zgjidhja me më shumë kuptim’

Dhe në fund, Diaconale nuk ngurroi të thumbojë as drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit. ‘Ekziston rreziku që të hedhim edhe njëherë hijet e dyshimit te italianët se republika futbollistike e vendit është nën sundimin e një monarkie dhe se fatet e kampionatit në fund gjithnjë vendosen prej saj’.

Sfidanti.al